RRËFIMI PREKËS/ Klaudia Pepa: Jam shumë e trishtuar, doja të lija gjithçka – AlpeGossip
RRËFIMI PREKËS/ Klaudia Pepa: Jam shumë e trishtuar, doja të lija gjithçka

RRËFIMI PREKËS/ Klaudia Pepa: Jam shumë e trishtuar, doja të lija gjithçka

Në programin e njohur italian, Verissimo ishin të ftuar pjesëtarë të kastit të spektaklit Open, Klaudia Pepa, Christian Stefanelli, Samuel Antinelli e Rosa Di Grazia, ku folën gjatë për momentet e bukura, por edhe ato të vështira të karrierës së tyre.

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa nuk i mbajti dot lotët teksa tregoi se ka pasur momente kur mendonte të hiqte dorë nga çdo gjë.

“Jam shumë e trishtuar, sepse babai im nuk është mirë me shëndet. Mendimi im i parë ishte të lë gjithçka e të kthehem në Shqipëri. Por ime më më dha forcë, e më tha “jo, duhet ta bësh”, u shpreh Klaudia e përlotur.