“KUR BËNTE GOLA MË SHKELTE SYRIN”/ Semi dhe Donaldi flasin për Ilirin: Po e di unë që ngacmon – AlpeGossip
“KUR BËNTE GOLA MË SHKELTE SYRIN”/ Semi dhe Donaldi flasin për Ilirin: Po e di unë që ngacmon

“KUR BËNTE GOLA MË SHKELTE SYRIN”/ Semi dhe Donaldi flasin për Ilirin: Po e di unë që ngacmon

Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur mes dy banorëve të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri dhe Semi Jaupaj, disa ditë më parë.

Teksa Iliri po bisedonte veçmas me Donaldin, Semi insistoi për tu bërë pjesë e këtij diskutimi mes tyre. E gjithë ky debat u finalizua me një gjest nga ana e Semit, teksa i drejtoi Ilirit “gishtin e mesit”.

Balerini i njohur nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim, teksa e quajti këngëtaren të paedukatë dhe e paralajmëroi se nuk do ta harronte kurrë si veprim.

Kjo përballje u ripërsërit edhe gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme kur Semi tha: “Iliri e ka tepruar disa herë me batutat kundrejt meje dhe unë i kam marrë gjithnjë me shaka. Edhe gjesti im ishte totalisht me shaka”.

Nga ana tjetër, në këtë debat ndërhyri edhe Donaldi i cili u shpreh se e gjithë kjo situatë është ekzagjeruar nga ana e Ilirit. Nga ana tjetër ka qenë Iliri që ka hedhur drejt Semit batuta dhe shikime seksuale, gjeste të cilat janë pranuar me shumë sportivitet nga ana e Semit.

Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, Semi dhe Donaldi kanë dalë në oborrin e shtëpisë për të pirë një cigare, ku kanë folur për Ilirin. Sipas aktorit të humorit, Shaqiri ngacmon dhe nuk e gënjen nuhatja.

“Kur bënte golat më shkelte syrin”/ Semi dhe Donaldi

Pjesë nga biseda e Semit dhe Donaldit:

Semi: Nuk do të më flasësh, mos më flit. Unë e kam thënë edhe në dhomën e rrëfimit këtë gjënë. Doja të flisja se as nuk më pyeti njeri. Doja të flisja o vëlla, të shkarkoja gjithë gjënë. U mërzita sepse nuk e prisja. Edhe për mua nuk konsiderohet më si njeri. Pastaj kur po luanim futboll, bënte ndonjë gol edhe ma bënte mua kështu, kishte dy ditë që nuk më fliste.

Donaldi: Po e di unë që ngacmon o shpirti

Semi: Kishte dy ditë që nuk më fliste dhe mbrëmë në darkë kur bënte golat ma bënte me sy. Nuk them se ishte ngacmim, por çfarë po bën, ke dy ditë që nuk më kthen përgjigje, as mirëmëngjes

Donaldi: E kur bën golin të shkel syrin. Nuk është ngacmim kur futet goli mes portova. Unë them s’më gënjen nuhatja dhe pikë.