“JANË MILINGONA…”/ Eva Murati ka një mesazh publik për të gjitha koleget që e sulmojnë – AlpeGossip
“JANË MILINGONA…”/ Eva Murati ka një mesazh publik për të gjitha koleget që e sulmojnë

“JANË MILINGONA…”/ Eva Murati ka një mesazh publik për të gjitha koleget që e sulmojnë

Eva Murati ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Arena” ka ka treguar më shumë detaje për jetën e saj private, si dhe për karrierën.

E pyetur se si i ka përballuar sulmet nga koleget, Eva ka theksuar se ato nuk ekzistojnë fare në mendjen e saj.

“Është një shprehje që mua më pëlqen shumë që thotë ‘Kill them With kindness’, Vriti me mirësi. Mua thjesht nuk më interesojnë. Unë di të them që do të keni gjithmonë mirë nga unë. Nuk ekzistojnë fare në mendjen time. Janë milingona. Unë përqëndrohem te gjërat e bukura. Nuk kam pse ta mbush shpirtin tin me urrejtje. Nuk i konsideroj fare”, është shprehur ajo.

Më herët, Eva ka zbuluar për “Edicioni Veror” se pas dy kontratave të suksesshme, tanimë listës i është shtuar edhe një tjetër me firmën e njohur të kafesë.

“Pas kontratave zyrtare në Itali me ‘Yamamay’ dhe ‘Carpisa’, tashmë do të jem imazhi i një tjetër brandi shumë të rëndësishëm atje siç është Lavazza, kafja e famshme. Shumë shpejt do të iki atje, jo vetëm të zyrtarizoj kontratën, por do të bëj edhe një vizitë në fabrikën e Lavazzës dhe në muzeun e tyre, që mu duk shumë interesante dhe mezi po pres ta provojë si eksperiencë”, tregoi bukuroshja.