Lindita Bimi u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në “Për’puthen +40”. Ajo mori vëmendjen e djemve konkurrentë menjëherë, por jo vetëm.
Ajo ra në sy menjëherë për elegancën që ka dhe mënyrën se si vishej, për të cilën fansat ndonjëherë e kanë kritikuar.
Por para disa ditësh, ajo i habiti të gjithë kur nxori në treg këngën e saj të parë që mban titullin “Coco”. Në videoklip, Lindita shfaqet shumë seksi me rroba banje dhe mjaft provokuese me lëvizjet e saj
Ndërkohë së fundmi, ajo ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët kanë qenë kuriozë që të dinë nëse do të bëjë këngë tjetër apo jo.
“Ndoshta… Por për momentin nuk kam plane”, është përgjigjur Bimi, e cila ka zbuluar se e ka pasur gjithmonë pasion këngën.
Ndërsa dikush tjetër e ka pyetur: “Po e ke pi ndonjëherë cocon oj Lindita meqë ke bërë këngë kokaina?”, dhe ajo i përgjigjet shkurt: “Jo”.
Madje me “jo” i është përgjigjur edhe fansit që e ka pyetur nëse është në lidhje me dikë.