''SUKSESE DASHURIA IME''/ Pak orë para koncertit, Miriami i bën dedikimin e ëmbël Albanit (FOTO) - AlpeGossip
”SUKSESE DASHURIA IME”/ Pak orë para koncertit, Miriami i bën dedikimin e ëmbël Albanit (FOTO)

”SUKSESE DASHURIA IME”/ Pak orë para koncertit, Miriami i bën dedikimin e ëmbël Albanit (FOTO)

Alban Skënderaj është padyshim një ndër këngëtarët më të dashur për publikun. Përveç projekteve muzikore ai shpesh jep dhe performanca magjike live në mënyrë që të jetë sa më afër fansave. Para disa ditësh ai lajmëroi për një koncert recital në “Amfiteatrin e Tiranës” me datë 27-28 Shtator.

Kjo do të thotë se sonte është nata e parë e koncertit që mban emrin ‘Nën yjet e Tiranës’. Në këtë koncert të gjithë fansat e tij do të dëgjojnë hitet e këngëtarit ndër vite dhe do t’i bashkohen magjisë së performancës së tij live. Albani ka punuar shumë për këto ditë dhe më në fund do t’i shikojë të realizuara.

Disa orë para koncertit, bashkëshortja e tij Miriam Cani, ka vendosur ta mbështesë publikisht. Ajo ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit një foto të Albanit gjatë një koncerti dhe ka shkruar: “Sot dhe nesër hëna dhe yjet do ndriçojnë vetëm për ty. Suksese dashuria ime”. Miriami shpesh i është bashkëngjitur skenës së Albanit gjatë koncerteve, madje në njërin prej tyre, në koncertin që mbajti në Prishtinë në muajin Qershor, ajo dha dhe lajmin e pritjes së ëmbël.