I ÇMENDI VAJZAT ME ROLIN TEK XHENET/ Aktori turk kapet mat me të dashurën (FOTO) – AlpeGossip
I ÇMENDI VAJZAT ME ROLIN TEK XHENET/ Aktori turk kapet mat me të dashurën (FOTO)

I ÇMENDI VAJZAT ME ROLIN TEK XHENET/ Aktori turk kapet mat me të dashurën (FOTO)

Aktori turk Berk Atan është kthyer në të preferuarin e publikut me rolin e “Selimit” në serialin “Xhenet”. Ndonëse ka luajtur edhe në seriale të tjerë më parë, roli i “Selimit”, i dha Berkut një famë të madhe.
Madje vajzat kanë filluar ta zëvendësojnë Berkun me aktorët ikonë si Kivanç Tatlitug apo Burak Ozçivit.

Mirëpo na vjen keq t’ju themi, por Berk në jetën reale është i dashuruar.

Aktori është kapur mat me të dashurën e tij Bebek Angie. Çifti kishin dalë së bashku, por nuk i shpëtuan paparacëve teksa hipnin në taksi.

Berk u qeshi paparacëve dhe u largua me të dashurën për të cilën ka preferuar mos të flasë publikisht duke e mbajtur lidhjen e fshehtë.