Lanë fëmijët në shtëpi/ Ami dhe Ermali nisen në udhëtimin e çmendur (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Lanë fëmijët në shtëpi/ Ami dhe Ermali nisen në udhëtimin e çmendur (FOTO+VIDEO)

Lanë fëmijët në shtëpi/ Ami dhe Ermali nisen në udhëtimin e çmendur (FOTO+VIDEO)

Edhe përse janë bërë prindër të dy fëmijëve dhe janë të zënë me projekte pune, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë “arratisur” në një udhëtim plot me adrenalinë. Çifti ka zgjedhur këtë herë, të shëtisë me motor dhe në profilin e saj në “Instagram”, Ami ndan edhe momente nga aventura e tyre.

Duket se moderatorja e ëmbël ka ndjekur të shoqin në pasionin e tij të madh për motorat dhe kanë vendosur të përjetojnë disa momente ndryshe. Ata duken shumë të lumtur, teksa pozojnë përpara motorit në ndalesën e tyre të parë.

Pasi mbërritën në destinacion, Ami dhe Ermali shkrepën një foto në ashensor, për të na njoftuar se kanë mbërritur shëndoshë e mirë dhe janë gati për ditët e pushimit në çift.