RAMA SURPRIZOI DY DJEMTË ME RONALDON DHE BUFFON/ Reagon Oriola Marashi: E dua… (FOTO) – AlpeGossip
RAMA SURPRIZOI DY DJEMTË ME RONALDON DHE BUFFON/ Reagon Oriola Marashi: E dua… (FOTO)

RAMA SURPRIZOI DY DJEMTË ME RONALDON DHE BUFFON/ Reagon Oriola Marashi: E dua… (FOTO)

Pasditen e sotme, Kryeministri Edi Rama ka menduar surprizën më të veçantë për Aurelin dhe Alesion, dy djemtë që u hodhën nga ballkoni i pallatit për t’i shpëtuar tërmetit.

Rama u mundësoi dy vogëlushëve një takim me Christiano Ronaldon dhe Buffon. Kjo surprizë i gëzoi me të vërtetë Alesion dhe Aurelin të cilët pas tërmetit duhet ti kthehen sërisht jetës së qetë.

Veprimi dhe surpriza e Kryeministrit u pëlqye nga shumë personazhe publikë e jo publikë. Një nga ato personazhe VIP që e shpërndau këtë moment në rrjetet e saja sociale është dhe Oriola Marashi.

Bukuroshja ka ripostuar momentin e takimit të vogëlushëve me  Christiano Ronaldon dhe Buffon dhe e ka shoqëruar këtë video me një përshkrim që tregon se modelja e pëlqen shumë këtë suprizë. /AlpeGossip.al