E kryqëzuan për videon me muzikë serbe/ Reagon Oriola, ja deklarata që u fshi menjëherë (FOTO) – AlpeGossip
E kryqëzuan për videon me muzikë serbe/ Reagon Oriola, ja deklarata që u fshi menjëherë (FOTO)

E kryqëzuan për videon me muzikë serbe/ Reagon Oriola, ja deklarata që u fshi menjëherë (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme Oriola Marashi u kthye në qendrën e vëmendjes me një video ku shfaqej lakuriq, e mbuluar me vetëm një shall. Por nuk ishte pamja seksi e modeles që solli zemërim të madh, por muzika që ajo kishte vendosur në sfond e që ishte “Kukavica” nga këngëtarja serbe Ceca.

Oriola u ofendua rëndë nga fansat ku një prej tyre i shkruante: “Burri Ceces ka mbyt shqiptar sa ka mujt. Turp per me pas imazh nje fytyre sikur ajo”.
E këtij komenti Oriola i ktheu përgjigje duke i shkruar se muzika nuk ka kombësi dhe se ajo e dashuron muzikën e Cecës. “Thjesht e dashuroj muzikën e saj dhe ka një domethënie për mua kjo muzikë. Muzika nuk ka kombësi. Ju lutem mos humbni kuptimin e videos duke përmendur këto gjëra“.

Mirëpo pak më vonë modelja e fshiu videon për shkak të komenteve shumë ofenduese dhe bashkë me to edhe komentet.