“NJERËZIT KANË PËR TA KUPTUAR DHE DO TË MË JAPIN TË DREJTË”/ Renato Mekolli për “Hell’s Kitchen” – AlpeGossip
“NJERËZIT KANË PËR TA KUPTUAR DHE DO TË MË JAPIN TË DREJTË”/ Renato Mekolli për “Hell’s Kitchen”

“NJERËZIT KANË PËR TA KUPTUAR DHE DO TË MË JAPIN TË DREJTË”/ Renato Mekolli për “Hell’s Kitchen”

A ka njeri që nuk i dashuron pastat? Edhe pse pastat origjinën e kanë nga italianët, ky ushqim me shumë vlera u përhap me shpejtësi edhe në vende të tjera të botës. Tashmë pastat janë kthyer në ushqimin e preferuar të të gjithëve duke u përgatitur dhe gatuar në mënyra të ndryshme gastronomike.

Mesa duket shefi i kuzhinës iu ka gjetur thembrën e Akilit njerëzve dhe promovoi këtë të hënë librin dedikuar dashurisë së përjetshme të tyre: pastat. Pas librit të parë “Sekretet e shijeve”, Renato Mekolli sjell librin e dytë të titulluar “50 shijet e Pastave”.

“Ky libër është për të gjithë njerëzit e thjeshtë që duan të shijojnë dhe të provojnë pastat. Është pikërisht për ata njerëz që do t’i shtyjë të gatuajnë pasi janë receta shumë të thjeshta.Të gjitha pastat që janë në libër janë të bëra me shumë dashuri”, është shprehur Renato Mekolli për intv.al.

“50 shijet e pastave” është një libër ku vetëm nëpërmjet titullit të rrëmben për ta lexuar, por sigurisht që kjo nuk është një zgjedhje e rastësishme. Renato ka treguar se për titullin është inspiruar nga filmi “50 hijet e Greit”. “Jam inspiruar nga filmi sepse është një emër që qëndron. Ashtu siç filmi është pëlqyer nga të gjithë dhe është komentuar, jam e sigurt që edhe libri ’50 shijet e pastave’ do të ngelet gjatë në memorien e njerëzve”, ka shpjeguar Shefi i kuzhinës.

Por gjatë promovimit të librit, ne nuk mundëm dot të mos e pyesnim edhe për emisionin e tij më të ri “Hell’s Kitchen” i cili është kthyer në emisionin më të shikuar, por edhe më të komentuarin. Sa i kënaqur është Renato deri më tani nga ky produksion televiziv dhe si po i pret komentet negative që shkruhen për të tani?

“Emisioni është në kulmin e audiencës dhe është emisioni më i ndjekur në Shqipëri nga java në javë, por edhe emisioni më i diskutuar qoftë për mirë apo qoftë për keq, pak më intereson kjo gjë. Unë ju jap të gjithë të drejtën e plotë të gjithë njerëzve të thjeshtë që të flasin dhe të komentojnë , sepse nuk e dinë çdo të thotë të jesh brenda në një kuzhinë, në një televizion në një ekran. Është një ‘reality shoë’ dhe vetë emërtimi i emisionit shpjegon gjithçka. Është një format që unë e kam dëshiruar dhe kam qënë unë ai që e kam sjellë duke i marrë parasysh të gjitha gjërat. Dhe të them të vërtetën nuk më ngacmon asnjë gjë se çfarë thuhet dhe komentohet për mua. Jam kaq i sigurt dhe i bindur në atë që unë bëj, në atë që unë sjell dhe ofroj. Jam me këmbë në tokë dhe karriera ime i ka thënë të gjitha për këtu e 22 vjet”, është shprehur Renato Mekolli për intv.al.

Por a ka pasur ndonjëherë ‘frikë’ Renato që njerëzit do të largoheshin nga restoranti i tij “Umami” pas këtij emisioni dhe komenteve që shkruhen?

“Është kjo frika, por njerëzit kanë për ta kuptuar nga java në javë dhe jam i sigurt që do të më japin të drejtë në fund”, ka shtuar ai.

Renato ndër të tjera ka treguar se ka filluar të shkruajë edhe një libër tjetër, që do të jetë libri i tretë për të dhe do i dedikohet orizit.