Albano Bogdo në një rrëfim tronditës: Më zunë mallkimet, prej tij më la dhe e fejuara – AlpeGossip
Albano Bogdo në një rrëfim tronditës: Më zunë mallkimet, prej tij më la dhe e fejuara

Albano Bogdo në një rrëfim tronditës: Më zunë mallkimet, prej tij më la dhe e fejuara

Disa vite më parë, ai u shfaq për herë të parë në një nga puntatat e spektakli të humorit “Apartamenti 2XL” dhe që prej asaj dite, nuk është larguar më prej aty, duke u shndërruar në një prej aktorëve më të pëlqyer të humorit.
Por ndonëse karrierë duket të ecë mirë, gjërat në jetën personale të Albano Bogdos nuk kanë shkuar aspak mbarë dhe këtë ai e ka rrëfyer mëngjesin e sotëm në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”.

 

“Për rreth tre vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati për afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar.”-është shprehur aktori i humorit, i cili deklaroi më tej se prej këtij problemi ai ishte ndarë dhe nga e fejuara.

Megjithatë, siç u shpreh Bogdo, që prej qershorit të 2016-ës, ai nuk ka konsumuar më alkool dhe për përmirësimin e tij, ai ka falendruar publikisht edhe mjekët që e trajtojnë. Aktori i njohur u shpreh se shkak për gjendjen e tij ishte bërë fama.