”DUA TË GJEJ NJË DJALË SHQIPTAR, POR…”/ Bebe Rexha ka një hall të madh! – AlpeGossip
”DUA TË GJEJ NJË DJALË SHQIPTAR, POR…”/ Bebe Rexha ka një hall të madh!

”DUA TË GJEJ NJË DJALË SHQIPTAR, POR…”/ Bebe Rexha ka një hall të madh!

Në fillim të kësaj jave, Bebe Rexha vizitoi Shqipërinë për të përmbushur misionin që premtoi publikisht. Të ndihmonte të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kur misioni u krye, pak para se të largohej, këngëtarja foli gjatë për vendin e saj të origjinës, zakonet e ruajtura apo rikthimin në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” Bebe shprehu një nga dëshirat e saj! Rexha do një burrë shqiptar dhe një dasmë të madhe, shumë të madhe!

“Unë e dua shumë vendin tim, prandaj dua të gjej një djalë shqiptar, por që është shumë e vështirë në Amerikë. Gjithashtu dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupanë.”-u shpreh Bebe, që, nisur nga ditët e dasmës mund ta imagjinojmë që tani për çfarë e ka fjalën.

Dhe meqë në Amerikë vështirë se i rastis të takojë burra shqiptarë, mund të shkojnë shqiptarët tek ajo!