Kalimet e moderatorëve e gazetarëve nga njëri televizion tek tjetri janë më të diskutuarat këto ditë, kur sapo ka nisur edhe sezoni i ri televiziv. Një ndër lëvizjet e bujshme ka qenë dhe e moderatorit të njohur të Top Channel, Alban Dudushi.
Burime për “Revista who” treguan se Dudushi është parë prej ditësh të frekuentojë ambientet e Vizion Plus’dhe zonën përreth këtij televizioni nën shoqërinë e drejtuesve të tij. Nuk dihet ende se me cilin format do të shfaqet Dudushi në këtë televizion.
Ndërkohë “Prive.al” jo zyrtarisht mëson se Dudushi do e ketë orën e prime-time. Është ende në diskutim e sipër nëse formati talk-shou i tij do transmetohet dy apo katër herë në javë.
Përpos Dudushit, prurje nga Topi pati edhe në lajme. Sokol Bregu do jetë përgjegjës për departamentin e informacionit me një format investigativ teksa “IMA Albania” ka raportuar se vëllezërit Laço pas dy dekadave bashkëpunim me TV Klan, do të sjellin një format muzikor nën drejtimin e Klea Hutës po në Vizion Plus.
Gjithashtu, rifreskime do ketë edhe formati i humorit “Al Pazar”.
Burimi: Prive.al