“EDHE FEMRAT E SHOWBIZ-IT DHUNOHEN”/ Gazetarja shqiptare tregon të pathënën – AlpeGossip
“EDHE FEMRAT E SHOWBIZ-IT DHUNOHEN”/ Gazetarja shqiptare tregon të pathënën

“EDHE FEMRAT E SHOWBIZ-IT DHUNOHEN”/ Gazetarja shqiptare tregon të pathënën

Në vetëm një muaj mbetën të vrara 6 gra, ndërkohë që dhuna ndaj tyre është kthyer në një nga temat më shqetësuese.

Ndërsa gratë shqiptare vazhdojnë të mbajnë të fshehtë faktin që janë viktima të dhunës nga bashkëshortët, moderatorja Fatma Haxhialiu ka treguar se të tilla raste ka edhe në radhët e “showbiz”-it tonë.

 

Gazetarja u shpreh se shumë femra të ekranit dhunohen psikologjikisht dhe fizikisht nga partnerët, por situatat e tyre nuk bëhen publike.

“Mund të gjesh gra në karrierë, vajza që mund të duken të realizuara, ‘bizneswoman’, apo vajzat e ‘showbiz’-it deri tek ato që duken të emancipuara, dhe tek ato ka raste dhune. Në shumicën e tyre, ato janë të dhunuara psikologjikisht, por dhe fizikisht nga partnerët e tyre, qoftë dhe nga rrethi shoqëror. Përfshirë dhe mua. Ne jemi shoqëri që e dhunojmë gruan. Mjafton të dallosh në rrugë mënyrën si të shohin apo të drejtohen”, u shpreh Fatma gjatë emisionit “KafeIn”.