KENI NË PLAN TË MARTOHENI? Ja 3 gjëra që duhet patjetër ti dini më parë – AlpeGossip
KENI NË PLAN TË MARTOHENI? Ja 3 gjëra që duhet patjetër ti dini më parë

KENI NË PLAN TË MARTOHENI? Ja 3 gjëra që duhet patjetër ti dini më parë

Me të drejtë, dasma mendohet si një event që ndodh 1 herë në jetë, prandaj duhet të jetë perfekte. Edhe në këtë rast, perfeksioni përkthehet në shpenzime të mëdha. Mendoni vetëm unazën dhe fustanin që keni patur ëndërr dhe ndaloni. Ju duhet një kredi e mirë për ta përballuar apo jo?

Para se ta bëni këtë, hidhini një sy gjithë argumenteve që ekspertët shtrojnë, duke na bërë të kuptojmë se dasma nuk ka asnjë lidhje me martesën dhe jetën e saj.

1. Një dasme e shtrenjtë nuk do të çon drejt një martese të gjatë

Ndërkohë që e gjithë industria e dasmave përpiqet të na bindë të shpenzojmë sa më shumë për një  dasmë përrallash të, ekspertët vendosën të studionin nëse ka ndonjë lidhje mes  parave të shpenzuara dhe kohëzgjatjes së martesës. Për të arritur në një përfundim, ata zbuluan se njerëzit që kishin shpenzuar më pak se 1000 dollarë në ceremoninë e tyre kishin më shumë se 50% shanse për të qëndruar bashkë, krahasuar me ata që kishin shpenzuar 20.000$.

2. Mendoni që pas dasmës, fillojnë grindjet rreth borxheve.

Një prej temave më të nxehta që bëhet shkak për sherrin në çift janë paratë. Ndërkohë që një ditë pas dasmës qyteti flet për shkëlqimin që pati nata jote, ti dhe yt shoq, me laps dhe letër në dorë nisni të bëni llogaritë. Magjia zgjat pak, pastaj nisin kreditë…

Prandaj, mendoni një dasmë të vogël, që jo domosdoshmërisht ju fut në borxhe, por mbi të gjitha ju lë të lumtur e të qetë.

3. Ata që zgjedhin të festojnë vetëm, kanë më shumë gjasa të divorcohen.

Duhet të vini re dallimin mes një dasme të madhe dhe një dasme të shtrenjtë. Studimet konfirmojnë se çiftet me më shumë se 200 të ftuar kanë tendencën të rrinë bashkë, krahasuar me ata që e festojnë këtë ditë në privatësi të plotë.

Nëse s’doni shumë njerëz rreth e rrotull, investoni në një muaj mjalti. Çiftet që vendosën të arratisen për aventura bashkë kanë 59% shanse më shumë të kenë një martesë të suksesshme.

Tani, e keni ju në dorë!