“Harrova pjastrën në prizë”: U bë meme pa mbaruar “Oscar” (FOTO) – AlpeGossip
“Harrova pjastrën në prizë”: U bë meme pa mbaruar “Oscar” (FOTO)

“Harrova pjastrën në prizë”: U bë meme pa mbaruar “Oscar” (FOTO)

Jennifer Garner dukej e mrekullueshme me fustanin blu “Versace” në “Oscar”, por nuk do të shkruajmë për këtë.

Paraqitja e saj nuk ka vend për komente, por reagimi i aktores 45-vjeçare “çmendi” rrjetin social pa përfunduar ceremonia e 90-të e ndarjes së çmimeve.

Aktorja qëndronte në këmbë duke duartrokitur, kur papritur ndalon dhe mimika e saj transformohet në atë të shokuar.

Dhe ndërsa askush nuk e kupton shikimin e saj të habitur, përdoruesit e rrjeteve sociale shkruan në “Twitter” për disa nga arsyet:

“Jennifer Garner sapo kujtoi se ka harruar ta nxjerrë pulën nga ngrirja”.

“Jennifer Garner sapo kujtoi se ka harruar pjastrën vënë”.