PASKEMI DASMË! Çifti i njohur i showbiz-it martohet këtë fundjavë (FOTO) - AlpeGossip
PASKEMI DASMË! Çifti i njohur i showbiz-it martohet këtë fundjavë (FOTO)

PASKEMI DASMË! Çifti i njohur i showbiz-it martohet këtë fundjavë (FOTO)

Ata u fejuan në vitin 2017 nëpërmjet një feste të organizuar në Prill. Tani thuhet se Gwyneth Paltrou dhe Brad Falchuk do të martohen pikërisht këtë fundjavë!

Burimet për HarpersBazaar kanë treguar se çifti është duke përgatitur një ceremoni shumë private në shtëpinë e tyre në The Hamptons.

Ende nuk ka detaje të imtësishme rreth dasmës, pasi ylli i “The Iron Man” dhe producenti kanë preferuar të mos japin asnjë ‘shenjë’ rreth ceremonisë së mundshme.

Gwyneth dhe Brad janë takuar për herë të parë në vitin 2010 gjatë xhirimeve të serialit “Glee”, por mendohet se ata mund ta kenë nisur romancën e tyre në vitin 2014, edhe pse publikisht aktorja dhe producenti dolën në 2015-ën.