Aferdita Dreshaj po bën disa kohë që është kryefjala e mediave. Në muajin dhjetor ajo mori propozimin e ëndrrave duke i premtuar kështu biznesmenit çek Jakub Kindl, dashuri të pëjetshme.
Tashmë të gjithë po presin dasmën e madhe dhe të çiftit e duket se përgatitjet kanë filluar. Duke qënë se të merresh me përgatitjet e një dasme të madhe është një punë e lodhshme, modelja ka filluar të stresohet.
Dhe për këtë problem i është gjendur pranë një nga mikeshat e saj. Ajo i ka dhuruar Dreshajt një tabletë me qetësues që modelja ta përdorë sa herë që stresohet për mbarëvajtjen e përgatitjeve të dasmës.
Dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim se si do jetë surpriza e radhës nga Afërdita dhe i dashuri i saj.














