Më në fund, doktoresha sqaron: “A mund të mbetesh shtatzënë gjatë ciklit menstrual?” - AlpeGossip
Më në fund, doktoresha sqaron: “A mund të mbetesh shtatzënë gjatë ciklit menstrual?”

Më në fund, doktoresha sqaron: “A mund të mbetesh shtatzënë gjatë ciklit menstrual?”

Vetëm sepse periodat vijnë çdo muaj, nuk do të thotë se nuk keni një million pyetje në lidhje me to. Dhe një nga pyetjet që ‘gërryen’ çdo femër përbrenda është: ‘A ka gjasa të ngelem shtatzënë nëse kryej marrëdhënie seksuale gjatë periodave?’

Fillimisht nuk është një pyetje idiote shkruan revista ‘WomanHealth’. Doktoresha Taraneh Shirazian sqaron të gjitha grate se teknikisht çdo femër ngel shtatzënë, në momentin që po ovulojnë.

‘Ovulimi ndodh rreth dy javë para menstruacioneve, që ndodhin midis ditës 10 dhe 17 të ciklit tuaj – edhe pse dita 14 është mesatarja. Meqenëse ovulacioni dhe menstruacioni janë dy ngjarje të veçanta në ciklin e një gruaje, në teori, nuk ka gjasa që një grua të mbetet shtatzënë gjatë periodave” – shpjegon Shirazian.

Por sigurisht që nuk është aq e thjeshtë! Këtu është pjesa kur gjithçka komplikohet:

‘Ndonjëherë, gratë përjetojnë gjakderdhje të parakohshme ose gjakderdhje të parregullt, dhe e ngatërrojnë me menstruacionet – gjë që nuk është e vërtetë. Dhe ndoshta pikërisht atë ditë, po ovuloni. Gjithashtu, sperma ka aftësinë për të qëndruar në trup për dy ditë, sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënisë, ndaj bëni kujdes’ – shprehet doktoresha Shirazian.