Linda Morina është kthyer në një personazh shumë të diskutuar në media, e siç duket, ka qenë pikërisht fama dhe vëmendja që media i ka dhënë, ajo që ka ndikuar në rritjen e popullaritetit të saj si dhe në karrierë.
Prej pak kohësh ajo ka nisur të jetë e ftuar në klube të ndryshme nate dhe lokale, ku performon për publikun e saj.
Në një prej materialeve filmike të mbërritur në redaksinë e JOQ.al, Linda shfaqet duke futur paratë në gjoksin e saj, teksa këndon. Bëhet fjalë për disa 10 mijë lekëshe të vjetra, të cilat ia dhurojnë fansat e që në këmbim marrin kënaqësinë e të dëgjuarit të zërit të saj.
Edhe pse herë pas here të bën të dyshosh nëse është duke kënduar apo jo, e rëndësishme është që pa gjë nuk ka dalë.