DREJT FAMËS NDËRKOMBËTARE? Ardian Bujupi në studio me këngëtarin e famshëm (FOTO) – AlpeGossip
DREJT FAMËS NDËRKOMBËTARE? Ardian Bujupi në studio me këngëtarin e famshëm (FOTO)

DREJT FAMËS NDËRKOMBËTARE? Ardian Bujupi në studio me këngëtarin e famshëm (FOTO)

Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi, i cili numëron disa hite në karrierën e tij duket se shumë shpejt do të sjellë një super bashkëpunim të ri. Ai ka publikuar një foto me këngëtarin e famshëm nga Puerto Rico, Farruko dhe duket sikur ndodhen në një studio muzikore duke na lënë të dyshojmë për një këngë mes tyre.

Farruko është një reper mjaft i sukseshëm i cili më parë ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës në botë si Nicki Minaj, J Balvin, French Montana etj.

Edhe pse këngëtari shqiptar nuk ka dhënë asnjë detaj mbi foton e postuar në Instagram me shumë gjasa dyshja e muzikës është mbledhur për një bashkëpunim që me siguri do të jetë edhe hapi i parë i Ardianit në arenën ndërkombëtare.