“I pandreqshmi” Silvio Berlusconi, ngacmon gjatë takimit vajzën e koordinatorit të partisë së tij…(VIDEO) – AlpeGossip
“I pandreqshmi” Silvio Berlusconi, ngacmon gjatë takimit vajzën e koordinatorit të partisë së tij…(VIDEO)

“I pandreqshmi” Silvio Berlusconi, ngacmon gjatë takimit vajzën e koordinatorit të partisë së tij…(VIDEO)

Silvio Berlusconi është rikthyer në vëmendje pasi Gjykata e Milanos i dha atij një rehabilitim politik, duke e bërë përsëri një kandidat. Në një nga shfaqjet e para publike ai u rikthye sërish me “gafat e tij seksuale”.

Në Valle d’Aosta ku dje është votuar për administratën, në fund të një takimi koordinatori rajonal i “Forza Italia”, Massimo Lattanzi i ka ofruar dy dhurata liderit të partisë, një pikturë dhe një kalë tipik qeramike. Ka qenë një vajzë e re që i ka dorëzuar dy dhuratat Berlusconit. Gjithçka ishte normale deri në momentin që ai ka lëshuar deklaratat e tij të bujshme.

Duke parë vajzën dhe dhuratat, Silvio u shpreh:

“Mund të zgjedh? Sepse unë preferoj atë” (i referohet vajzës).

Ka qenë një moment sikleti dhe vajza ka buzëqeshur e sforcuar, për t’u larguar më pas. Por siç duket lideri i “Forza Italia” nuk e ka ditur kush është kjo vajzë. Ka qenë koordinatori i partisë që ishte në skenë me të, që i ka thënë:

“Ajo është vajza ime”.

Vajza sigurisht që është zënë ngushtë por babai i saj e ka kaluar me shaka:

“Keni gusto të mirë”.

Mendoni se Silvio ka kërkuar falje, apo ka ndërruar temë? Jo ai ka marrë mikrofonin dhe ka thënë:

“Çfarë duhet të shpikim që të jemi edhe një herë të rinj?”.

Pra, Silvio Berlusconi u kthye në fushë por nuk e humbi dëshirën për të bërë shaka e sidomos me vajza e bukura.