ËSHTË ZYRTARE/ Irina Shayk dhe Bradley Cooper i japin fund lidhjes pas 4 vitesh - AlpeGossip
ËSHTË ZYRTARE/ Irina Shayk dhe Bradley Cooper i japin fund lidhjes pas 4 vitesh

ËSHTË ZYRTARE/ Irina Shayk dhe Bradley Cooper i japin fund lidhjes pas 4 vitesh

Tashmë është zyrtare! Pas largimit nga shtëpia, Irina Shayk i ka dhënë fund lidhjes me Bradley Cooper, me të cilin ka dhe një vajzë 2-vjeçare që quhet Lea De Seine.

Dje u raportua se supermodelja ruse, 33 vjeçe, ka lënë shtëpinë 4.5 milionë dollarëshe në Pacific Palisades, pasi çifti po përpiqet që t’i bëjë gjërat të funksionojnë.

Por duket se gjithçka ka marrë fund dhe tani dyshja po përpiqet që të ndajë kujdestarinë e vajzës së vogël.

Irina dhe Bradley kanë qenë në një romancë që nga viti 2015, dhe u përpoqën ta bëjnë që lidhja të funksionojë për hir të vajzës por nuk ia dolën.

“Ata nuk kanë qenë mirë për disa muaj dhe Irina vendosi se do të ishte më mirë nëse ajo do të shkonte në shtëpinë e saj”.

“Nuk duket se ka mbetur shumë kohë për të dy, para se t’i japin fund njëherë e mirë”, tha burimi.

Vajza e tyre ishte arsyeja e vetme që mbante së bashku modelen 33-vjeçare dhe aktorin 44-vjeçar.