“MUND TË ISHA…”/ Arbër Hajdari pendohet për diçka nga ky BBV dhe ka lidhje me Luizin e Kiarën – AlpeGossip
“MUND TË ISHA…”/ Arbër Hajdari pendohet për diçka nga ky BBV dhe ka lidhje me Luizin e Kiarën

“MUND TË ISHA…”/ Arbër Hajdari pendohet për diçka nga ky BBV dhe ka lidhje me Luizin e Kiarën

I ftuar në “Ftesë në 5”, opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari ka folur në lidhje me hatërmbetjen e Kiarës dhe nëse Luizi ka mbajtur një qëndrim ndaj tij. Arbri tha se ai e ka kuptuar se në atë program nuk kishte asgjë personale me askënd dhe se gjithësecili përfaqëson një model.

Arbër Hajdari pendohet për diçka nga ky BBV dhe ka lidhje me

Arbër Hajdari: Kiara dhe unë kemi pas mendime të ndryshme, ka mbajtur distancë, por ka qenë çështje ditësh.

Bieta Sulo: Po Luizi të ka mbajtur inat për këtë?

Arbër Hajdari: Jo, Luizi ka qenë gjithmonë koherent, ka shprehur pëlqim për Kiarën që në ditët e para. Ndoshta mund të kisha qenë më i butë, për pjesën e parë kur Kiara ishte brenda shpisë.

Bieta Sulo: Më i butë me kë?

Arbër Hajdari: Me çiftin. Mund të kisha dashur që mos të flisja shumë për ta, por që situatat brenda shtëpisë edhe të detyronin të flisje për situatat që ndodhnin. Pastaj një trysni e madhe nga publiku, që thonin: “Pse s’filsni për këtë.” Por mendoj se në pjesën e parë, mund të isha më i butë.