“SHYQYR E PASKE MBULUAR NJËHERË”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojn” VIP-at – AlpeGossip
“SHYQYR E PASKE MBULUAR NJËHERË”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojn” VIP-at

“SHYQYR E PASKE MBULUAR NJËHERË”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojn” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Dafina Zeqiri dallohet për hitet e saj që dëgjohen jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë. Gjitahstu është një nga VIP-et më seksi dhe për këtë komentet që merr janë të shumta. “Ma thuaj nje gje origjinale tek kjo femer kush eshte ai qe me pergjigjet 100 do i dergoj” komenton njëra nga ndjekëset e saj. Pra ajo ironizon dhe shpreh se Dafina s’ka asgjë origjinale, por eshtë e gjitha bukuri jo natyrale.

Enca Haxhia shpesh e shohim në super forma dhe tepër tunduese me linjat e saj, të cilat i ekspozon vazhdimisht. Në prezantimin e filmit “I Love Tropoja” në Kosovë Enca ka veshur një fustan i cili nuk ja zbulon dekoltenë dhe kjo i ka dhë shkas njërit prej fansave t’i komentojë :” Shyqyr qe e paske mbuluar njehere”, duke i nënkuptaur kështu veshjet e saj që ja nxjerrin në pah format.

Bazuar në atë që Alketa Vejsiu tha në Sanremo, që për herë të parë ju besua festivali i këngës një femre, pasi më përpara ka qenë gjithmonë një burrë ai që ka prezantuar janë lënë komente të tilla në foton e Hygerta Sakos. Pas fjalëve të Alketës, Hygerta reagoi duke thënë se u bë burrë jo njëherë po plot 4 herë, sepse ajo ka qenë prezantuese e festivalit për katër herë. “Gezuar per nje nga burrat e festivaleve” i komenton një nga fansat, duke bërë humor me fjalët e Alketës.

 

ALPEgossip.al