E AKUZOJNË SE NUK DI TË KËNDOJË/ Fjolla Morina ka një përgjigje shumë të qartë për të gjithë – AlpeGossip
E AKUZOJNË SE NUK DI TË KËNDOJË/ Fjolla Morina ka një përgjigje shumë të qartë për të gjithë

E AKUZOJNË SE NUK DI TË KËNDOJË/ Fjolla Morina ka një përgjigje shumë të qartë për të gjithë

Fjolla Morina ka ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e gjithë publikut me videoklipet dhe daljet e saj të ndryshme në televizion. E karakterizuar nga një natyrë ekspresive, Fjolla shumë herë është gjykuar për aftësitë e saj vokale në prurjen e projekteve të ndryshme.

Së fundmi e ftuar në ‘Prive’ dhe e pyetur se çfarë mendon për fjalët e qarkulluara për të dhe zërin e saj, Morina është përgjigjur duke thënë: “Nuk jam as e para as e fundit që akuzohem për këtë gjë. Unë mendoj që kënga flet vetë dhe këngëtari flet aty tek kënga. S’kam nevojë të tregoj se di të këndoj. E imja është të sjell këngë të bukura. S’mund të flas për vete”.

Mesa duket Fjolla nuk është “prekur” në asnjë moment nga të gjithë komentet e ndryshme të ndjekësve të saj.

Kujtojmë se ajo gjithmonë ka rënë në sy për deklaratat e forta dhe tepër të drejtpërdrejta në çdo intervistë të dhënë deri më sot.