Tani që Adele është beqare, me siguri do të ketë shumë kërkesa nga meshkuj që duan të jenë krah saj.
Diva e muzikës dhe bashkëshorti i saj, Simon Konecki u divorcuan pas tetë vjetësh së bashku dhe tre vjet martesë.
Dhe që tani ajo është single, ka tërhequr vëmendjen e reperit shqiptar Gashi.
Ky i fundit ka publikuar një foto të këngëtares Adele në profilin e tij në ‘Instagram’, krah së cilës ka shkruar: “Një ditë do të martohem me ty”.
Nuk e dimë se çfarë ëndrrash thur në kokë Gashi, por së fundi ai është shprehur se ky do të jetë viti i tij dhe po ia del më së miri.
Disa muaj më parë ai solli dhe bashkëpunimin me reperin shqiptar, Ledri Vula, me titull “That’s mine”, e cila u pëlqye shumë dhe u kthye në hit menjëherë.
Gashi ka sjellë edhe hitin me reperin e famshëm G-Eazy, “My Year”, të cilin e përformuan edhe në emisionin e Jimmy Fallon.