MENDUAM SE JANË NDARË/ Por Ardiani nuk e la pa e përmendur Sabrine në “bilancin e tij” të 2020 (FOTOT) – AlpeGossip
MENDUAM SE JANË NDARË/ Por Ardiani nuk e la pa e përmendur Sabrine në “bilancin e tij” të 2020 (FOTOT)

MENDUAM SE JANË NDARË/ Por Ardiani nuk e la pa e përmendur Sabrine në “bilancin e tij” të 2020 (FOTOT)

Bëri goxha bujë deklarata e tij në “Shiko kush luan”, duke shkaktuar një keqkuptim të madh te publiku.

I pyetur se si e ka emrin Zhulieta e tij, Ardian Bujupi tha “Sabrine”, e teksa ne të gjithë menduam se bëhej fjalë për të dashurën e tij, ai shpjegoi një ditë më pas se ishte e kundërta.

Kjo pasi ai e ka krahasuar me “Zhulietën” e këngës së tij. Në projektin e fundit muzikor, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve.

Zërat rreth një romance të mundshme mes saj dhe Ardianit filluan pas këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua rreth 5 muaj më parë, ku Sabrine shfaqet si protagoniste.

 

Pas klipit ata u panë shpesh së bashku e nuk i kursyen fotot krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Jo vetëm kaq. Edhe në TikTok kanë publikuar disa video mjaft të dyshimta, ku lihet të kuptohet se ndoshta edhe bashkëjetojnë. Madje për ditëlindjen e modeles autori i hitit “Çika Çika” publikoi një foto ku shihen së bashku në një dhomë gjumi.

Kjo i rriti edhe më shumë dyshimet për romancën e tyre. Por, për arsye që nuk i dimë tashmë ata nuk janë më bashkë.

Pavarësisht të gjithave, duket se Sabrine mbetet pjesë e jetës së tij, qoftë edhe si një kapitull i mbyllur. Këngëtari ka ndarë disa foto në Instastory duke treguar momentet më interesante të 2020.

Dhe mes tyre ka përzgjedhur edhe një foto me modelen gjatë xhirimeve të videoklipit, ndonëse nuk i ka bërë tag.

Ndonëse ata e ndjekin ende njëri-tjetrin, komentet dhe mbështetja në rrjetet sociale mungon. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur mes tyre, por pavarësisht të gjithave duket se kujtimet i ruajnë me përzemërsi.

Për të parë se si ka qenë viti i këngëtarit ja ku e keni nëpërmjet fotove: