U KEQKUPTUAN APO…?!VIP-at dhe deklaratat e tyre që hapën shumë polemika (VIDEO) – AlpeGossip
U KEQKUPTUAN APO…?!VIP-at dhe deklaratat e tyre që hapën shumë polemika (VIDEO)

U KEQKUPTUAN APO…?!VIP-at dhe deklaratat e tyre që hapën shumë polemika (VIDEO)

Ndodh shpesh që të ftuarit nëpër emisione të thonë fjalë të cilat nuk nënkuptojnë atë që ata vërtetë duan të thonë. VIP-at japin deklarata të cilat menjëherë transmetohen dhe marrin një kuptim “thumbues” për publikun.

Fjodora Fjora pershembull i është keqkuptuar deklarata që ka dhënë para disa ditësh në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Ajo tha se një palë vath të saj kishin vlerën e një shtëpie dhe direkt pas kësaj publiku ka reaguar. Ndërkohë që Fjodora ka sqaruar e prekur nga ky keqkuptim se ajo ka shkruajtur në Insta story:“Unë nuk kam vathë që kushtojnë sa një shtëpi. Unë kam fatin dhe kënaqësinë që të bashkëpunoj me firmat më të njohura në vend që më respektojnë dhe më kërkojnë të reklamoj bizhuteritë e tyre në evente të ndryshme ku marr pjesë.”

Një tjetër rast që bëri bujë është deklarata e Robert Berishës në lidhje me gratë në shtëpi dhe dashnoret. “Rrisni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, rrijini gati dhe ndoshta ai nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime bëni te shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Ose ia zvogëloni numrin, ose ia hiqni fare. Të gjitha, varen prej jush. Ky ishte mesazhi im për gratë!”, tha ai i ftuar në “Prive”. Mirëpo kjo nuk u prit aspak mirë nga publiku, madje u quajt skandal, sepse një deklaratë e tillë ulte shumë figurën femërore. Roberti mesa duket e kuptoi se u shpreh gabim dhe se nuk e përcolli atë që donte të thoshte në mënyrën e duhur dhe i ftuar në “Wake Up” ai tha se nuk nënkuptonte mesazhin që u mor dhe kërkoi falje publike për të gjitha femrat që u ofenduan, duke shtuar se kështu ai ofendoi dhe femrat e jetës së tij, nënën, Norën dhe të bijën.

Përpara 2 vitesh një kekuptim i tillë i ka ndodhë dhe Aurela Hoxhës. E ftuar në emisionin “Shiko kush luan” ajo ka thënë se përveç buzëve çfarë operacioni tjetër plastik kishte bërë, dhe për të mos u dënuar në lojën që po bëhej ajo tha gishtat e këmbës.

Mirëpo një nga fanset e saj është ndikuar dhe i ka shprehur dëshirën dhe bindjen se do t’i bëjë edhe ajo tani.  E prekur Aurela ka thënë se ka qenë e gjitha një shaka dhe se nuk i ka bërë vërtetë operacion gishtat e këmbëve, sepse është e kënaqur me çdo gjymtyrë që ja ka falë Zoti dhe se edhe fansat duhet të jetë.

ALPEgossip.al