Eftuar në emision “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin në këtë episod ka qenë Anxhela Peristeri. Këngëtarja e njohur ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj si ka nisur gjithçka. Një rrugëtim pas në kohë që në fëmijërinë e saj dhe deri sot.
Tani që Anxhela ka edhe famë, popullaritet dhe pavarësi ekonomike duke i plotësuar vetes çdo dëshirë dhe nevojë. A është fama në qendër të vëmendjes apo është diçka tjetër prioritet për të si artiste?
Fama është e bukur në momentin e parë kur ti kupton që njerëzit të njohin dhe të duan dhe duan të bëjnë një foto me ty. Ti ndihesh shumë mirë dhe unë e kam arritur këtë gjë që në moshën 16-17 vjeçare.
Ndër të tjera artistja tregoi se:
Nuk e kam ndërtuar karrierën time në kërkim të famës, gjithmonë më ka pëlqyer që të bëj atë që dua, e cila është kënga. Jam munduar që ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme sigurisht duke iu përshtatur edhe tregut që ne jemi. Mendoj që në këtë moment që jam tani nuk është fama kryesorja. Ajo që ka rëndësi dhe është kryesore është që të prodhoj këngë të bukura për njerëzit dhe të jetoj jetën time sa më qetë të jetë e mundur.
Largimi i Anxhelës nga Shqipëria për në Greqi si ka qenë?
Faktikisht viti i parë për mua ka qenë pak i vështirë. Vajta në një shtet të huaj sigurisht pa ditur as gjuhën sepse në atë kohë nuk flisja greqisht thjesht dija vetë disa këngë përmendësh.