”HISTORIA E NJË MARTESE”/ Fundi i këtij çifti do t’ju bëjë të ndiheni të dëshpëruar – AlpeGossip
”HISTORIA E NJË MARTESE”/ Fundi i këtij çifti do t’ju bëjë të ndiheni të dëshpëruar

”HISTORIA E NJË MARTESE”/ Fundi i këtij çifti do t’ju bëjë të ndiheni të dëshpëruar

Nëse je i ri, i lezetshëm dhe i privilegjuar nga fati, duhet të punosh dyfish më shumë për të shkatërruar jetën tënde. Për këtë, pyesni më mirë Nicole (Scarlett Johansson ) dhe Charlie-n (Adam Driver ), 2 personazhet protagonistë në filmin e ri të regjisorit dhe skenaristit Noah Baumbach, “Historia e një martese”!

Kur i takuam në fillim, çifti në fjalë ishin të dashuruar, po shijonin apartamentin e ri në New York dhe shoqërinë e njëri tjetrit. Pastaj, diçka ndodhi dhe dyshja është gati të firmosë dokumentat e fundit të divorcit. Çfarë dreqin po bëjnë? Asnjëri prej të dyve s’e di me siguri.

“Historia e një martese”, është filmi i dytë i regjisorit për Netflix dhe skenari është frymëzim i autorit nga divorci i tij i 2013-it, me  aktoren Jennifer Jason Leigh. Me një performancë të shkëlqyer nga Scarlett  Johansson dhe Adam Driver kjo dramë familjare është sot më e prekshme se asnjëherë tjetër.

Gjithsesi, sado të dëshpëruara bëhen situatat, momentet e buzëqeshjes në film nuk mungojnë, ashtu siç ndodh edhe në realitet.

Sapo divorci nis të përparojë, ritmi i dramës shtohet. Nicole, ka marrë të birin dhe është zhvendosur drejt Los Angeles-it, nga ana tjetër, Charlie nis luftën me të për kujdestarinë.

Më tej, antagonistët e komplikojnë edhe më historinë duke bërë manovra për të pozicionuar veten e tyre gjatë betejës që i pret. Në këtë pikë, Charlie shpërthen në lot.

Të dy avokatët mendojnë se mund ta fitojnë rastin, por të gjithë që kanë patur rastin të kalojnë në në një situatë të tillë, mund t’ju sigurojnë se nuk të pret asnjë tapet i artë përpara. Nicole dhe Charlie kanë shkuar shumë larg për t’u kthyer pas. Ata duhet të vazhdojnë përpara, derisa të arrijnë në fundin e hidhur. Ndonëse ja bënë vetes, shikuesit do të ndjejnë mëshirë për ta.

Koha vazhdon t’i vërë në lojë. Në fund të ditës faturat duhet të paguhen dhe përgjegjësia është e tyre.

“Historia e një martese” do të shfaqet në 6 nëntor në të gjitha kinematë e SHBA-ve.