”KJO ËSHTË JETA”/ Pas ndarjes nga Keisi, Stresi largohet nga Tirana: Vjen një moment… (FOTO) – AlpeGossip
”KJO ËSHTË JETA”/ Pas ndarjes nga Keisi, Stresi largohet nga Tirana: Vjen një moment… (FOTO)

”KJO ËSHTË JETA”/ Pas ndarjes nga Keisi, Stresi largohet nga Tirana: Vjen një moment… (FOTO)

Ndarja e një prej çifteve më të komentuar të Showbizit, Stresit dhe Keisit, bëri një bujë të madhe në media.  Reperi është shprehur se e ka kaluar shpejt ndarjen dhe asnjë prej postimeve të tij nuk ka qenë dedikuar Keisit. Nga ana tjetër, Keisi ka vendosur të mos kthehet më në Shqipëri dhe të qëndrojë në Kanada.

Së fundmi, Stresi ka vendosur të lërë pas të shkuarën dhe gjithçka që lidhet me të. Ai ka marrë një vendim të rëndësishëm që lidhet me jetën e tij. Reperi ka vendosur të jetojë në Kosovë dhe ka marrë shtëpi të re në Prishtinë.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka treguar rreth këtij ndryshimi në jetën e tij: “Ja dhe nje dite e ikur, histori, aventura te jetuara! Kjo eshte Jeta, por prapëseprapë vjen nje moment në jetën e gjithsecilit që kerkon ndryshim. Ndonjëherë thjesht iken! Mund të jetë një vend, person, biznes etj! Shokët e vërtetë mbeten te njejte dhe pse mund te kesh vite,muaj e dite pa i pare! Ata jane ne zemer, ne dite te bukura si dhe ato te veshtira! Prej sot jam zyrtarisht banori me i ri i Prishtines.”-ka shkruar Stresi.