Bella dhe The Weeknd janë bashkë / E ëma e modeles konfirmoi që gjërat janë serioze (FOTO) – AlpeGossip
Bella dhe The Weeknd janë bashkë / E ëma e modeles konfirmoi që gjërat janë serioze (FOTO)

Bella dhe The Weeknd janë bashkë / E ëma e modeles konfirmoi që gjërat janë serioze (FOTO)

Modelja Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd janë bashkë dhe nuk ka asnjë pikë dyshimi.

Ata kaluan pak kohë së bashku në Tokio, javën e kaluar, ndërsa fundjavën që shkoi ishin sërish bashkë.

Të dielën, Yolanda Hadid publikoi fotot e vajzës së saj Bella, 21 vjeç dhe The Weeknd, 28, në shtëpinë e tyre në Pensilvani.

Nëna e modeles duket sikur i dha vulën e saj të miratimit çiftit pasi konfirmoi përmes disa fotove se gjërat janë bërë serioze.

54-vjeçarja publikoi një foto të vajzës Bella e cila shihej duke përkëdhelur një kalë, e veshur me një kapele bejsbolli, bluzë të bardhë me një pantallona të shkurtra.

Nëna e tre fëmijëve publikoi gjithashtu disa foto të The Weekend i buzëqeshur, i cili pozonte me kafshët e saj.