Lidhja e ngushtë nënë e bijë, Roza Lati ka një DHURATË shumë të veçantë për “të voglën” e saj (FOTO) – AlpeGossip
Lidhja e ngushtë nënë e bijë, Roza Lati ka një DHURATË shumë të veçantë për “të voglën” e saj (FOTO)

Lidhja e ngushtë nënë e bijë, Roza Lati ka një DHURATË shumë të veçantë për “të voglën” e saj (FOTO)

Rita dhe Roza Lati njihen për marrëdhënien e tyre shumë të ngushtë nënë e bijë. Rita ka qenë gjithmonë mbështetja më e madhe për Rozën dhe prandaj kjo ka bërë që të dyja të kenë një lidhje aq të ngushtë sa të duken si dy shoqe të mira me njëra-tjetrën. Nuk janë të pakta rastet kur Roza nuk ngurron t’i shprehë publikisht dashurinë e madhe mamit të saj.

Për moderatoren duket se nuk ka ditë të veçanta për ta surprizuar të ëmën dhe për t’i treguar se sa e rëndësishme është ajo në jetën e saj. Ditën e sotme Roza e ka mbuluar mami Ritën me dhurata nga më të ndryshmet dhe mjaft kreative. Por njëra prej tyre e ka emocionuar pafund Ritën. Në një album të vogël, Roza kishte mbledhur disa fotografi të tyre nënë e bijë dhe në krah kishte bërë një dedikim shumë të veçantë. “Jetofsh përgjithmonë o Rit, që të mos mbarosh kurrë duke më falur dashuri të pakushtëzuar! O shkëmb, o mal ku unë mbështes kokën… Ti je Mbretëresha ime! Ti je femra që ia del mbanë gjithmonë! E vogla ime, këto foto tregojnë mimikat tona të dashura 24-orëshi standard. Të dua mami!” , – lexohet në dedikimin e Rozës.