PRET TË BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Diellza zbulon detaje të reja rreth shtatzënisë – AlpeGossip
PRET TË BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Diellza zbulon detaje të reja rreth shtatzënisë

PRET TË BËHET NËNË PËR HERË TË PARË/ Diellza zbulon detaje të reja rreth shtatzënisë

Disa muaj më parë u zbulua se bukuroshja shqiptare, Diellza Kolgeci ishte në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Fisnik Rugova presin të bëhen prindër të një vajze. Kjo është shtatzënia e parë e Diellzës dhe sigurisht që emocionet për të janë më të forta. Pak nga pak po afron edhe dita e lindjes për Diellzën dhe këtë ajo e ka zbuluar për “Rtv21.tv”. Modelja kosovare ka treguar se pritet të lindë në 10-ditëshin e parë të muajit maj.

Kjo periudhë kaq e bukur shoqërohet me probleme të shumta dhe Diellza ka treguar se ka pasur çrregullime me gjumin. Megjithatë ajo ka shtuar se këtë nuk e sheh si shqetësim, por si një proces shumë normal. Kujtojmë se kur u zbulua lajmi i shtatzënisë, Kolgeci pranoi edhe lidhjen disa-vjeçare me basketbollistin kosovar.