Kejvina Kthella, ish velina e “Xing me Ermalin” dhe modelja shumë e komentuar në media, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku gjatë qëndrimit atje realizoi edhe një set fotografik me Fadil Berishën.
Mbrëmjen e djeshme Kejvina publikoi një foto, e veshur me xhinse e xhaketë lëkure dhe mori shumë komplimenta.
Mes komenteve, dalloi ai i Getinjos i cili e krahason Kejvinën me një version të ri të Marilyn Monroe.
Ndërkohë bukuroshja ia ktheu me disa emoji duke qeshur.