PREJ 17 VITESH NË SKENË/ Këngëtarja shqiptare sjell recitalin e saj të parë (FOTO) – AlpeGossip
PREJ 17 VITESH NË SKENË/ Këngëtarja shqiptare sjell recitalin e saj të parë (FOTO)

PREJ 17 VITESH NË SKENË/ Këngëtarja shqiptare sjell recitalin e saj të parë (FOTO)

Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare. Ajo njihet për zërin e saj potent dhe karriera e saj muzikore prej 17 vitesh duket se kishte nevojë të përmblidhej në një recital.

Këngëtarja ka vendosur që të mbajë koncertin e saj recital për herë të parë tek Qenda Kulturore, Katedralja Ortodokse më 15 nëntor.

“Pas një periudhe të gjatë reflektimi artistik më në fund puna dhe mundi i një grupi të madh është shumë afër. Më 15 nëntor tek Qendra Kulturore, Katedralja Ortodokse ju pres të gjithëve për të ndarë me mua momente emocioni dhe dashurie” – ka shkruar këngëtarja në foton e postuar në Instagram.

Anxhela ka treguar gjithashtu se recitali i saj do të mbajë titullin “Reflektim” dhe do të këndojë këngët më të bukura të repertorit të saj ndër vite.