Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha lakohet në jo pak raste në media për jetën e tij private, sidomos për lidhjen me blogeren Armina Mevlani. Ata prej kohësh bashkëjetojnë dhe shumë shpejt pritet që të organizohet dhe ceremonia e tyre e dasmës.
Shkëlzeni ka postuar së fundmi një foto në Instagram ku shfaqet së bashku me dy fëmijët e tij, të cilët duket se i ngjajnë jashtëzakonisht shumë.
“Ekipi i ëndrrave”, shkruan Shkëlzeni krahas fotos ku tregon se ka nisur pushimet së bashku me fëmijët.
Shumë shpejt ka ardhur edhe komenti i Arminës, e cila ka postuar 4 zemra. Me sa duket ajo ka një marrëdhënie të mirë me fëmijët e partnerit të saj.
Mirëpo dhe Shkëlzeni nuk ka ndejtur shumë gjatë i ka kthyer përgjigjje blogeres duke i thënë se: “Na mungon”.
Kjo foto vërtetoi dhe një herë marrdhënien e fortë që ka çifti./AlpeNews.al/












![Fansi i thotë:‘’Hani më pak ti dhe Enca se lat nom’’/ Uindi Haxhia merr hak në publik dhe i tregon…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/07/vvcvuendiuindi-400x256.jpg)

