EDHE PSE ËSHTË TËRËSISHT E DASHURUAR/ Jennifer Lopez ende nuk e ka "ndarë" mendjen për fejesë (FOTO) - AlpeGossip
EDHE PSE ËSHTË TËRËSISHT E DASHURUAR/ Jennifer Lopez ende nuk e ka “ndarë” mendjen për fejesë (FOTO)

EDHE PSE ËSHTË TËRËSISHT E DASHURUAR/ Jennifer Lopez ende nuk e ka “ndarë” mendjen për fejesë (FOTO)

Aktorja dhe këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez është në kopertinën e janarit të ‘Harpers Bazaar’. Në intervistën për prestigjozen ajo ka folur për eksperiencën në filmin më të ri, ‘Second Act’ dhe jetën private. Pikërisht tek kjo e fundit u përqëndrua më shumë vëmendja e lexuesve. JLO zbuloi se është marrëzisht e dashuruar, por fejesa është larg.

“Është vetëm fillimi. Për mua marrëdhëniet kanë pasur shumë ulje ngritje dhe problematika të tilla, por kjo lidhet vetëm me mua. Askush nuk është fajtor që nuk është në jetën time. Duhet të mësosh të duash veten plotësisht që të të dojë dikush.

Unë këtë kam arritur dhe jam në kulmin e dashurisë. Jam shumë e kompletuar dhe e lumtur dhe në një vend më të mirë sot se dikur”,-u shpreh aktorja.

Kujtojmë se JLO është në një lidhje me Alex Rodriguez prej kohësh dhe gjërat mes tyre po shkojnë shumë mirë.