PRITET TË JETË DIVORCI MË I KUSHTUESHËM/ Njeriu më i pasur i botës i jep fund martesës 25 vjeçare. Shkak u bë… (FOTO) – AlpeGossip
PRITET TË JETË DIVORCI MË I KUSHTUESHËM/ Njeriu më i pasur i botës i jep fund martesës 25 vjeçare. Shkak u bë… (FOTO)

PRITET TË JETË DIVORCI MË I KUSHTUESHËM/ Njeriu më i pasur i botës i jep fund martesës 25 vjeçare. Shkak u bë… (FOTO)

I njohur si njeriu më i pasur i botës, CEO i kompanisë “Amazon” , Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij MacKenzie po i japin fund martesës 25 vjeçare.

Bezos u bë milioner në vitin 1997, pra 4 vite pasi ata u martuan. Lajmin e ndarjes e bëri ai vetë të ditur përmes një postimi në Twitter:

“Ne duam t’i vëmë njerëzit në dijeni për një ndryshim në jetën tonë. Siç e dinë dhe familjarët dhe miqtë e afërt, pas një periudhe të gjatë bashkë kemi vendosur të ndahemi dhe të vazhdojmë jetën si miq.

Ne ndihemi jashtëzakonisth me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe mirënjohës për çdo vit që kemi kaluar pranë njëri-tjetrit. Edhe nëse do e dinim që do ndaheshim pas 25 vitesh, do e bënim sërish.

Kemi pasur një jetë të mrekullueshme si dy njerëz të martuar dhe shohim një të ardhme të mrekullueshme si miq, prindër, partnerë në projekte të reja dhe si dy individë në kërkim të aventurave.

Ne do të mbetemi një familje dhe miq të mirë

Jeff dhe MacKenzie”.

Në historinë e divorceve ky pritet të jetë më i kushtueshmi prej pasurisë së Jeff Bezos prej 140 bilion dollarësh.

Shkak i ndarjes mendohet të jeta lidhja 8 mujore e CEO-s së Amazon me  spikeren e lajmeve në Fox 11’s Good Day LA, Lauren Sanchez teksa të dy ishin të martuar. Ata i dërgonin njëri tjetrit foto erotike si dhe kalonin pushime së bashku në vendet ekzotike.

Këto foto morën “dhenë” dhe besohet të jetë arsyeja pse ai njoftoi ndarjen.