“KE PATUR KRIZË ME BURRIN?”/ Manjola Nallbani i kthen përgjigjen epike gazetarit (FOTO) – AlpeGossip
“KE PATUR KRIZË ME BURRIN?”/ Manjola Nallbani i kthen përgjigjen epike gazetarit (FOTO)

“KE PATUR KRIZË ME BURRIN?”/ Manjola Nallbani i kthen përgjigjen epike gazetarit (FOTO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Manjola Nallbani ishte e ftuar ditën e sotme në puntatën speciale të “E diell”. Gjatë programit, Ervin Kurti e ngacmoi paksa Manjolën duke e pyetur: “A ke pasur ndonjëherë krizë me bashkëshortin dhe nuk na i ke treguar?”

“Më fal po ç’hyn ti në krizat e mia dhe gjithë mileti?”, ia ktheu Manjola duke shkaktuar të qeshura.

“Krizë është fjalë e madhe, njerëzit shkojnë shumë mirë, por ka edhe probleme. Pse u dashka të bëhen publike? Mes 30 viteve ka pasur sigurisht probleme, por ka një diferencë mes problemeve të përditshme dhe probleme me të cilat nuk vazhdohet më dhe këto të fundit faleminderit Zotit nuk kemi patur”, u shpreh Manjola.