ZBULOHET EMISIONI MË I RI/ Renato Mekolli rikthehet në “Top Channel” me një projekt gjigand për gatimin – AlpeGossip
ZBULOHET EMISIONI MË I RI/ Renato Mekolli rikthehet në “Top Channel” me një projekt gjigand për gatimin

ZBULOHET EMISIONI MË I RI/ Renato Mekolli rikthehet në “Top Channel” me një projekt gjigand për gatimin

Renato Mekolli do t’i rikthehet sërish televizionit, pas eksperiencës në programin “Masterchef Albania”. Revista “Who” ka mësuar se Renato do të jetë sërish pjesë e “Top Channel”, këtë herë me një sfidë tërësisht të re.

Ai do të sjellë për publikun shqiptar, emisionin “Hell’s Kitchen”, një emision gatimi që është shumë i famshëm në Amerikë dhe Britaninë e Madhe, nën drejtimin e shefit të rreptë të kuzhinës, Gordon Ramsay. Dhe kush më mirë se Renato Mekolli mund ta luajë shefin e rreptë dhe të pamëshirshëm përpara spektatorëve? (Kujtojmë kritikat për konkurentët gjatë “Masterchef Albania”)

Ky ‘reality shoe’ realizohet mes dy skuadrave, konkurrentët e të cilave do të jetojnë në një shtëpi të përbashkët. Gara gjithashtu do të përbëhet edhe nga dënime të ndryshme, ndërsa në fund fituesi do të shpërblehet me një çmim të madh.