TEKSA TË GJITHË FLASIN PËR NDARJE/ Kejsi i bën Stresit dedikimin super romantik (FOTO) – AlpeGossip
TEKSA TË GJITHË FLASIN PËR NDARJE/ Kejsi i bën Stresit dedikimin super romantik (FOTO)

TEKSA TË GJITHË FLASIN PËR NDARJE/ Kejsi i bën Stresit dedikimin super romantik (FOTO)

Që prej ditës kur lidhja e tyre u bë publike Stresi dhe Kejsi janë kthyer shpeshherë në kryefjalën e mediave rozë. Ata janë përfolur disa herë për ndarje, madje së fundmi të gjithë aluduan se ata mund të jenë ndarë nisur nga fotot dhe postimet e tyre me nënkuptime.

Por duket se asgjë nuk është e vërtetë dhe marrëdhënia mes tyre është më e mirë se kurrë. Kejsi sapo e ka konfirmuar këtë me postimin e saj të fundit në Instastory duke treguar mbështetjen ndaj partnerit.

Sot Stresi prezantohet tek “Kënga Magjike” më këngën kushtuar nënës dhe Kejsi i ka bërë atij një dedikim romantik të shkurtër që flet vetë.

“Perfeksioni im” – shkruan Kejsi mbi postimin e saj, duke etiketuar edhe Stresin.