Ditën e djeshme, moderatorja Rudina Magjistari u shfaq në emisionin e saj të pasdites me një kostum për të cilin tha se ishte në mëdyshje, ta vishte apo jo.
“E kisha me dyshim këtë kostumin kur e vesha se mendova do thonë ‘ka dalë me pizhama’. Nuk janë pizhama, por kostum i trendit të fundit”, u shpreh Rudina.
Mirëpo, një veshje të njëjtë e kishte pasur një ditë më parë edhe moderatorja Bieta Sulo në emisionin e saj “Ftesë në 5”. Ajo e ka publikuar videon ku tregon veshjen si ‘pizhama’ dhe krahas postimit shkruan datën dhe ditën kur e ka veshur, që përkon me një ditë para se t’a vishte Rudina.
Bieta vendos krahas datës edhe një emoji ku shkel syrin, duke i treguar të gjithëve se ishte ajo e para që doli me një veshje të tillë.