PASI NEYMAR U TALL ME TË/ Reagon Maluma: S’më pëlqejnë mesazhet e fshehura, përballem pa frikë (VIDEO) – AlpeGossip
PASI NEYMAR U TALL ME TË/ Reagon Maluma: S’më pëlqejnë mesazhet e fshehura, përballem pa frikë (VIDEO)

PASI NEYMAR U TALL ME TË/ Reagon Maluma: S’më pëlqejnë mesazhet e fshehura, përballem pa frikë (VIDEO)

Pak ditë më parë, një trekëndësh i ri dashurie doli në dritë: Maluma, ish-partnerja e tij Natalia Barulich dhe i dashuri i saj i ri, Neymar. Në një video në Instagram, futbollisti i PSG u tall me këngën e re të Malumas, që mendohet se i dedikohet pikërisht Natalias.

Këngëtari kolumbian mbylli Instagramin dhe të gjithë menduan se shkaku ishte kjo situatë. Tashmë Maluma ka reaguar për çështjen teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në një lidhje direkte në Instagram:

“Mos u gënjeni, s’ka ndodhur asgjë. Nuk e di nëse janë bashkë, as nuk më intereson pasi secili zgjedh vetë për jetën e tij. Nëse janë në një lidhje, shumë mirë. Të gjithëve na duhet dashuri në jetë. Nuk kam asnjë problem me të, i jam mirënjohës që ai dhe e gjithë skuadra e PSG dëgjoi këngën time pas lojës. Nuk i uroj askujt të keqen dhe nuk e lodh veten me këto gjëra. Nuk kam asgjë kundër Neymar dhe nuk më pëlqejnë problemet. Jam një djalë shumë paqësor. Nuk më pëlqen drama e të dërguarit mesazhe të fshehura në rrjete sociale. Në Kolumbi rritemi me atë ide që kur kemi një problem, të përballemi me të pa frikë. Neymar i uroj suksese.”

Duken si fjali paqësore, por mund ta lexojmë qartë mesazhin nëpër rreshta. Maluma sapo ka publikuar albumin e tij të ri, kështu që me siguri dhe mbyllja e Instagramit ka qenë strategji për të tërhequr vëmendje për lançimin e tij. /News31.al