E PAPRITUR/ Rikthehen bashkë Enca dhe Noizy (FOTO) – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Rikthehen bashkë Enca dhe Noizy (FOTO)

E PAPRITUR/ Rikthehen bashkë Enca dhe Noizy (FOTO)

Sherri mes Noizyt dhe Encës ka qenë një nga sherret më të bujshme të showbizit. Në vitin 2017 dy këngëtarët i dhanë fund miqësisë mes tyre dhe nuk folën më me njëri-tjetrin.

Madje Enca fshiu nga kanali i saj zyrtar në Youtube videoklipin e këngës “Bow down”, një këngë e cila ka mbetur hit.

Mirëpo ditën e sotme papritur ky videoklip është rikthyer sërish në Youtube duke i rikthyer bashkë Encën dhe Noizyn.

Ka qenë vetë Enca që ka treguar se ka rikthyer “Bow Down” në Youtube. Këngëtarja e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Instastory ku shkruan: “U rikthye në Youtube. E di që ju kishte munguar”.

Në një postim tjetër Enca shfaqet duke kënduar “Bow down” dhe i fton fansat ta ndjekin edhe një herë videoklipin.