"ISHA E DËSHPËRUAR"/ Nëna beqare detyrohet të merret me prostitucion - AlpeGossip
“ISHA E DËSHPËRUAR”/ Nëna beqare detyrohet të merret me prostitucion

“ISHA E DËSHPËRUAR”/ Nëna beqare detyrohet të merret me prostitucion

Një nënë beqare është detyruar të merret me prostitucion pasi i thanë se duhet të presë tetë javë për të marrë përfitimet e kredisë. Gjithçka u shkaktua nga problemet në sistem që preku shumë femra, të cilat prisnin para nga ‘Universal Credit’.

Julie nga Merseyside, Angli tregoi se nuk do ia merrte kurrë se do bënte një punë që ka lidhje me seksin. Por pritja për 8 javë e la të dëshpëruar dhe kur i ofruan marrëdhënie seksuale për 30 paund, ajo nuk hezitoi të pranonte.

Ishte e detyruar pasi duhet të mbushte tavolinën në fund të ditës.

“Më vjen turp ta pranoj, por kam fjetur me një djalë për para. Është diçka që nuk ma merrte mendja kurrë që mund ta bëja. Unë thjesht nuk e mendoja se unë isha ai person. Kështu që jam shumë e zhgënjyer dhe e turpëruar nga vetja.

Nuk e kërkova këtë gjë. Thashë jo në fillim. Nuk bëhej fjalë për tre javë pritje, po për tetë. Nuk mund të qëndroja tetë javë pa para. Unë u bëra pjesë e kësaj situate dhe nuk kisha zgjidhje tjetër”, tha Julie (emër fals) në një intervistë për BBC.

Cfarë është Universal Credit?

Universal Credit është një pagesë që ndihmon për jetesën e njerëzve dhe përfshin:

-taksat e fëmijëve

-përfitimi nga strehimi

-suport për të ardhurat

-të ardhura të lidhura me punësimin

-kredi e punës