Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë një prej çifteve më të ndjekur e të komentuar në showbizin shqiptar, të cilët prej 4 vitesh janë prindër të vogëlushes Renee.
Herë pas here, ata ndajnë poza të ndryshme me të bijën në rrjete sociale, ku nuk ngurrojnë të shprehin dashurinë e madhe për të dhe faktin që Renee është kryefjala e çdo dite për çiftin.
Së fundmi, Roberti ka ndarë me ndjekësit në Instastory një foto të vogëlushes e cila tashmë mund të themi me plot bindje se është kthyer në një zonjushë të vërtetë.
E veshur me fustan balerinash, ajo ka pozuar si një e tillë, teksa Roberti e ka shoqëruar foton e ëmbël të saj me një zemër të madhe të kuqe.