Kërkoni të riktheni linjat trupore këtë periudhë plazhi? Dorina Mema ju jep këshillat e duhura – AlpeGossip
Kërkoni të riktheni linjat trupore këtë periudhë plazhi? Dorina Mema ju jep këshillat e duhura

Kërkoni të riktheni linjat trupore këtë periudhë plazhi? Dorina Mema ju jep këshillat e duhura

Zgjidhja më e mirë në këto ditë të nxehta vere është vrapimi drejt detit dhe pishinave. Megjithatë kalimi i disa orëve në bregdet shoqërohet me ekspozimin e linjave trupore dhe prandaj të gjithë kërkojnë që të duken sa më perfekt me rrobat e banjës. Por pas një jete gati sedentare gjatë dimrit, për disa persona është shumë e vështirë rikthimi i linjave trupore. Megjithatë gjithmonë ka një zgjidhje. Ditën e sotme në emisionin ‘Rudina’ ishte e ftuar instruktorja e fitness-it, Dorina Mema.

 

Ajo dha disa këshilla shumë të vlefshme për kujdesin e linjave trupore dhe që të gjithë duhet t’i kenë parasysh përpara se të shkojnë në plazh. Si fillim ajo ka treguar se në fakt nuk është aspak e udhës që të kujtoheni ditët e fundit për t’u stërvitur dhe më pas të kërkohet ndryshim i menjëherëshëm në trup. Çdo gjë duhet të kalojë nëpër disa faza për të arritur rezulatin final. Dorina tha se një ndër gjërat kryesore është edhe pirja e ujit. Gjatë kësaj periudhe duhet pirë sa më shumë ujë, rreth 3.5 litra do të ishte perfekte. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të konsumohen sa më shumë proteina gjatë ditës dhe të shmanget yndyra dhe sheqeri i tepërt. Mund të përdorni edhe magnez, sepse ndihmon shumë në tretje. Megjithatë Dorina ka thënë se të gjithë duhet të kenë parasysh që të mos ndjekin dieta strikte që shkatërrojnë organizmin, por thjesht duhet të ushqeheni sa më shëndetshëm.