SA I ËMBËL/ Djali thërret “mama” dhe Jona Spahiu nuk mund ti përmbajë emocionet – AlpeGossip
SA I ËMBËL/ Djali thërret “mama” dhe Jona Spahiu nuk mund ti përmbajë emocionet

SA I ËMBËL/ Djali thërret “mama” dhe Jona Spahiu nuk mund ti përmbajë emocionet

Në 17 shtator të 2018 Jona Spahiu u bekua për herë të parë me një fëmijë. Raiden, është djali i saj, i cili i dha i pari emrin nënë moderatores së njohur. Gjatë këtyre muajve, Jona ka treguar se është nënë me kohë të plotë për vogëlushin e saj, sepse nuk është ndarë për asnjë moment prej tij. Tashmë që pak nga pak po afron dhe 1-vjetori i lindjes, Raiden po rritet çdo ditë dhe madje ka filluar të belbëzojë fjalët e para. Ditën e sotme, Jona ka publikuar në ‘Instagram’ një nga videot më të ëmba, në të cilën i vogli dëgjohet duke thirrur “mama”. Sigurisht që për një nënë nuk ka lumturi më të madhe kur fëmija e thërret për herë të parë, prandaj Jona e ka pasur të pamundur t’i përmbajë emocionet dhe të mos e ndajë videon me të gjithë.

Raiden tani ka marrë gjithë vëmendjen e familjes dhe prandaj Jona kujdeset që të dokumentojë momentet më të bukura të tij. Kujtojmë se vogëlushi është fryt i dashurisë se moderatores me biznesmenin, Frenkli Ymeri, me të cilin kurorëzoi dashurinë në qershor të vitit që lamë pas